Tregtia është në zemër të kapitalizmit, dhe historia ka treguar që kapitalizmi sjell vetëm mirëqënie dhe prosperitet.

Por si mundet një qëndër tregtare online si ALBBUY të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë?

ALBBUY mund të ketë 2 ndikime të mëdha në makroekonominë e shtetit tonë. Së pari ALBBUY mund të ndikojë në tregëtinë e brendshme. Studimet kanë treguar se një shoqëri ku leku qarkullon në nivele të larta ka një ekonomi më të mirë, që sjell më shumë punësim e cila sjell më shumë mirëqënie. Si mund të ndikojë ALBBUY në ekonominë e brendshme?

ALBBUY duke e lehtësuar shit-blerjen, duke e lehtësuar gjetjen e produkteve nga blerësit dhe duke lehtësuar marketing-un për shitësit, mund të sjellë një rritje të numrit të shitjeve. Kjo rrjedhimisht do të krijonte më shumë punë për shitësit, të cilët në pamundësi për t’a kryer në gjendjen aktuale, do t’i nevojiten punëtorë.

Kjo do të rriste punësimin, që do të thotë se punëtorët kanë më shumë para për të blerë produkte, gjë e cila do të rriste akoma më shumë shitjet që do të thotë më shumë punëtorë të nevojshëm. Kështu krijohet një cikël i përsëritur që sjell prosperitet për ekonominë e vendit.

Shitje 1

Së dyti ALBBUY, duke qënë i hapur për këdo, mund të motivojë shitjen e produkteve drejt të huajve. Kjo do të thotë më shumë para që hyjnë në Shqipëri nga individë të huaj të cilët dëshirojnë të blejnë nga shitës Shqiptarë. Kjo do të ishte definitivisht një rritje në makroekonominë e Shqipërisë, që do të sillte rritje në fuqinë blerëse të shoqërisë duke arritur përsëri në ciklin e mësipërm.

Pra nëse ALBBUY arrin të kryejë misionin që ka marrë përsipër, pritet një rritje ekonomike për të gjithë. Por kjo nuk do të jetë meritë e ALBBUY, do të jetë meritë e kujtdo që shet ose blen në ALBBUY. Kushdo që kontribon në rritjen e ALBBUY po kontribon në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe eventualisht në rritjen ekonomike të tij / saj.

Na u bashkoni në këtë mision për të ndihmuar Shqipërinë në rritjen e saj ekonomike. Mësoni si të shisni dhe blini në ALBBUY, si dhe benefitet që ALBBUY ofron për ju, duke klikuar këtu.