ALBBUY është një platformë për shitje e blerje online.
Çdokush mund të shesë e blejë në ALBBUY nëpërmjet internetit.
Për të shitur mjafton:
- Të krijoni një profil në ALBBUY
- Të postoni produktet (me titull, përshkrim, çmim dhe gjithçka tjetër sipas dëshirës)
- T’i përgjigjeni mesazheve nga blerësi
- Të dërgoni produktet me postë (apo personalisht)
- Të merrni paratë
- Të vlerësoni blerësin për eksperiencën (sipas dëshirës)
Të mirat që ALBBUY ofron për shitësit:
- Marketing FALAS nga ALBBUY
- Posto produktin vetëm 1 herë
- Konkurro me çmim dhe me vlerësime të lëna nga blerësit për eksperiencën me ju (gjë e cila krijon dhe besim tek blerësit e rinj)
- Vizitorë të dedikuar për të blerë
- Prezencë profesionale online pa kosto
- Liri të plotë për mënyrën e pagesës
- ALBBUY ndërhyn për të përjashtuar nga platforma këdo që shkakton probleme
Për të blerë mjafton:
- Të vizitoni ALBBUY
- Të kërkoni produktet që ju nevojiten
- T’i dërgoni një mesazh shitësit me pyetjet apo të dhënat tuaja që shitësi të bëjë dërgesën në postë
- Të merrni produktin nga posta
- Të bëni pagesën CASH tek zyra postare apo postieri për produktin
- Të lini një vlerësim me yje për shitësin nëse dëshironi
Të mirat që ALBBUY ofron për blerësit:
- 1 mënyrë për të kërkuar për produkte
- Krahaso mes tyre produktet me çmim e vlerësime të lëna nga blerësit e mëparshëm
- Kontakto shitësin pa ekspozuar numër telefoni apo profile sociale (në rast se dëshironi t’i mbani private)
- Vlerëso eksperiencën me shitësin
- Kërko ndihmën e ALBBUY për të ndërhyrë për të përjashtuar dikë që shkakton probleme nga platforma