ALBBUY ofron 2 mënyra shitje të cilat mund t’i zgjidhni gjatë postimit apo ripostimit të produkteve. Nuk mund të ndryshohet mënyra e shtijes kur produkti është LIVE. Mënyrat e shitjes janë:

  1. Shitje
  2. Ankand

Aktualisht ALBBUY nuk ka asnjë komision apo pagesë. Pra ALBBUY është tërësisht falas për të shitur dhe për të blerë.

Në mënyrë që të merrni pjesë në ankand, j’u duhet të keni një profil në ALBBUY. Sapo të keni krijuar profilin, klikoni mbi një produkt në ankand dhe bëni ofertën tuaj.

Poshtë fushës ku do të shkruani ofertën, do të shikoni ofertën që duhet të bëni për të qenë fitues. Kur ankandi mbaron dhe ju keni fituar, do të njoftoheni me email.

Listën e ankandeve që keni marrë pjesë do e gjeni në seksionin Ankand tek profili juaj.

Në mënyrë që të promovoni produktin tuaj, do ju duhet të shkoni tek Produktet dhe të klikoni opsionin e fundit tek produkti që dëshironi të promovoni. Do ju paraqiten të gjitha mënyrat e promovimit si dhe promovimet e aktivizuar për atë produkt.

Lista e promovimeve:

  1. Rivendose ( kjo do ta shfaqë produktin të parin kur përdoruesit kërkojnë në bazë të datës )
  2. Nënvizoje ( Kjo do ta bëjë produktin të bjerë në sy para të tjerëve )
  3. I Pari ( shfaqe produktin ndër 5 të parët si dhe ne vendin ku i takon vërtetë [pra 2 herë] )
  4. Urgjent ( i vendos një shirit “URGJENT” në kutinë e produktit )

Përveç promovimit “Rivendose” të gjithë promovimet e tjerë mund të përdoren disa herë për produkt.

Sapo të keni zgjedhur promovimin, do të shkoni tek faqja e pagesës. Sapo pagesa të jetë marrë, promovimin do të bëhet aktiv. Promovimi fillon nga koha kur bëhet pagesa, jo nga koha kur kërkohet promovimi.

Mund të kontaktoni shitësin duke klikuar mbi një prej produkteve të tij/saj dhe duke klikuar tek numri i telefonit 2 herë.

Nëse dëshironi ta kontaktoni me mesazhe, mund ta kontaktoni duke vendosur emailin, emrin dhe mesazhin nëse nuk keni profil në ALBBUY. Nëse keni profil, thjesht klikoni “Kontakto Shitësin”.

Ka dy lloje vlerësimesh: si blerës dhe si shitës. Hapi i parë është të krijoni një profil në ALBBUY. Më pas duhet ti dërgoni një mesazh shitësit. Kur/nëse shitësi t’ju përgjigjet, ju mund ta vlerësoni. Gjithashtu dhe ai/ajo mund t’ju vlerësojë.

Kur vizitorët vizitojnë profilin tuaj, ata do të mund të shikojnë vlerësimin e përgjithshëm si dhe vlerësimet një për një.

Vlerësimi që postohet nuk mund të ndryshohet. Ju dhe shitësi keni të drejtë ti përgjigjeni vlerësimit.

Nëse keni gjetur një produkt që dëshironi ta vizitoni përsëri më vonë, mund ta bëni të preferuar dhe do ta gjeni tek lista e të preferuarave në profilin tuaj.

Nëse mendoni se një produkt po thyen disa rregulla, mund ta raportoni menjëherë nga faqja e produktit duke klikuar “Raporto”. Produkti do të mbetet LIVE deri sa administratorët e ALBBUY ta heqin.

Mund ta kontaktoni ALBBUY duke klikuar KËTU.