Kjo nuk është diçka e re. Në Amerikë njerëzit zgjedhin Amazon, një platformë si ALBBUY për të shitur e blerë. Në Kinë ata zgjedhin Taobao dhe në Indi zgjedhin Flipkart.
Të gjitha këto janë platforma ku shitës të ndyshëm zgjedhin të shesin produktet e tyre dhe blerësit zgjedhin të blejnë atë që i nevojitet. Por çfarë të mire sjellin këto platforma?
Do ta studiojmë këtë në dy pjesë… të mirat që ALBBUY mund t’i sjellë shitësve dhe të mirat që ALBBUY mund t’i sjellë blerësve.
Sigurisht nuk do të flasim për të mira si numri i lartë i produkteve, lehtësia në përdorim apo mundësia për të promovuar produktet 😉.
Për sa i përket shitësve, një platformë si ALBBUY mund të jetë një burim i ri klientësh, por mund të jetë dhe ekuivalenti i të pasurit një dyqan buzë rrugës.
Një shitës në ALBBUY mjafton të postojë një herë një produkt (gjë e cila mund të bëhet brënda 60 sekondave) dhe të presë që blerësit t’i dërgojnë mesazhe në lidhje me atë produkt.
Pra një shitës s’ka pse poston çdo ditë që të mos i bien blerjet (siç ndodh në Instagram e Facebook) dhe padiskutim që në një platformë si ALBBUY pritet që të marrësh mesazhe vetëm nga njerëz që janë nisur për të blerë, jo njerëz që thjesht po shpenzonin kohë në një social media kur produkti i doli para (dhe mendo sa e vështirë është që kjo të ndodhë, vetëm nëse ai/ajo i ka bërë follow/like).
Përveç kursimit të kohës dhe shikuesve me kualitet të lartë, ALBBUY sjell dhe një të mirë tjetër për shitësit, BRANDING. Siç mund ta dini si blerësit ashtu edhe shitësit mund të vlerësojnë eksperiencën që kishin me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një mënyrë të për blerësit potencial, që të shikojnë vlerësimet që i kanë lënë blerësit e mëparshëm një shitësi.
Kjo do të thotë, sa më shumë vlerësime maksimale për një shitës, aq më shumë besueshmëri mund të fitojë nga blerësit e rinj (kjo është e pamundur në rrjete sociale).
Gjithashtu nëse ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të krijoni website-n tuaj për të shitur produktet tuaja, HIQENI NGA MENDJA. ALBBUY është falas për të postuar produktet dhe nuk ju duhet të bëni gjithë atë punë për të menaxhuar servera, stock, sherbimin tekni etj. Kurseni para dhe nerva vetëm duke zgjedhur platformën tonë.
Për të bërë një përmbledhje për të mirat që ALBBUY sjell për shitësit:
- Kursen kohë duke e postuar vetëm një herë produktin
- Sepse ALBBUY është platformë shit-blerje, njerëzit që vijnë tek ne vijnë për të blerë jo për të kaluar kohën
- Vlerësimet nga blerësit e mëparshëm krijojnë besueshmëri për blerësit e rinj.
- Nuk ka nevojë të krijoni një website, menaxhoni stock apo per sherbime teknike, ne i ofrojme FALAS
Për sa i përket blerësve, një platformë si ALBBUY është edhe më e dobishme se sa është për shitësit. Kjo sepse ALBBUY është e vetmja mënyrë për të kërkuar për produkte nga shitës Shqipëtarë e Kosovarë. Mjafton të vizitosh www.albbuy.com dhe mund të kërkosh një produkt me emër apo me kategori.
Ka mjaft raste ku njerëzit janë mashtruar duke blerë në Instagram apo Facebook, dhe nuk kanë faj pasi nuk ka asnjë mënyrë për të ditur si është një shitës. Në ALBBUY mund ta dalloni nga vlerësimet që ka marrë shitësi nga blerësit e mëparshëm. Gjithashtu mund ta vlerësoni vetë për eksperiencën që kishit me shitësin.
Patjetër që ALBBUY është gjithmonë aty nëse ju keni nevojë për ndihmë dhe ne do të bëjmë ç’të mundemi që t’ju ndihmojmë për problemet që ju mund të keni me shitësit, megjithëse deri tani nuk ka ndodhur asgjë e tillë në platformën tonë.
Në ALBBUY blerësi përveç se mund të krahasojë shitësit nga vlerësimet, mund të krahasojë çmimet e produkteve, duke kursyer kështu para.
Një e mirë tjetër për blerësit është komforti që ALBBUY jep në tërësi. Le të marrim në shqyrtim një situatë hipotetike. Kushëriri juaj ka ditëlindjen në pak ditë dhe ju nuk dini çfarë t’i bëni dhuratë. Shumë e thjeshtë! Merr smartphone-in në dorë, klikon shfletuesin, shkruan albbuy.com dhe kur faqja t’ju hapet mund të bëni tre veprime:
- Të kërkoni me emër (psh. byzylyk)
- Të kërkoni me kategori
- Ose thjeshtë të shkoni poshtë dhe të shikoni produktet që ALBBUY ju sygjeron.
Pasi gjeni një produkt që ju pëlqen, i dërgoni një mesazh shitësit duke e pyetur a e dërgon dot përpara ditëlindjes. Nëse po, i jepni informacionin e nevojshëm për të bërë dërgesën.
Këtu mbaron puna me ALBBUY dhe thjesht prisni t’ju vijë produkti në zyrën më të afërt postare dhe bëni pagesën në postë.
A nuk është kjo më e lehtë se sa të shkosh në Instagram dhe të futesh të kërkosh me emra shitësit e vetëm që njeh, të cilët mund t’i kenë çmimet shumë më të lartë se të tjerët dhe pas kësaj të harxhosh kohë duke kërkuar në profilin e atij shitësi për një produkt të përshtatshëm?
E më pas t’i dërgosh mesazh i cili mund të dalë tek “Requested” dhe shitësi mund të mos e shikojë kurrë 😅.
Siç e shikojmë, i gjithë qëllimi i ALBBUY është që të ndihmojë njerëzit të shesin e blejnë më mirë.
Shitësit kursejnë para të cilat do t’i shpenzonin për të krijuar një dyqan profesional online, kursejnë kohë duke i postuar produktet vetëm një herë dhe marrin klientë më cilësorë dhe besueshmëri më të lartë nga blerësit.
Blerësit kanë një mënyrë për të kërkuar për produktet që i nevojiten, mund të gjejnë shitës të besueshëm dhe mund të kursejnë para duke gjetur produktin me çmimin më të favorshëm. Për të mos folur për komfortin që krijon në të gjithë proçesin e blerjes online.
Ju faleminderit që zgjidhni ALBBUY për të blerë e shitur online dhe shpresojmë që ALBBUY të jetë sa më i dobishëm për ju. Mos harroni të komentoni mendimet tuaja më poshtë. Ne na pëlqejnë si kritikat ashtu edhe lajkat 😊.