Të gjithë e njohin platformën e ndarjes së fotografive, Instagram. Gjithashtu e dimë se shumë njerëz e biznese e përdorin këtë platformë për të bërë para. Por ka disa gjëra që, ne mendojmë, e bëjnë këtë rrjet social jo të duhurin për shit-blerje.

  1. Pikë së pari, dhe nga vetë titulli “Rrjet social” kuptohet që fokusi i kësaj platforme nuk është shit-blerja, por komunikimi, dhe specifikisht, komunikimi me foto dhe video. Disa mund të argumentojnë që kjo është një gjë e mirë, pasi kështu mund të komunikoni me klientët. Kjo na çon në pikën e dytë…
  2. Kur unë dëshiroj të blej diçka, preferoj të shkoj në një website dhe të kërkoj për atë produkt. Nga ky “search” mua do të më dalin rezultatet nga të cilat mund të zgjedh cilin nga produktet më pëlqen, në bazë edhe të vlerësimeve që kanë bërë të tjerët para meje. Këtë nuk e bën dot në Instagram, dhe në çdo rast është një blerje “me shpresë tek zoti se do të më vijë një produkt si ai që pash në foto”
  3. Për të gjetur blerës në Instagram është një luftë e pafund për të marrë followers, nga të cilët vetëm 1% mund të kthehen në Blerës. Por çfarë e bën akoma më të vështirë, është që askush nuk i bën like një produkti, pasi… pse duhet të të pëlqejë një Shtrydhëse Frutash, apo një Palë Këpucë Fëmijësh? Kështu profilet e dyqaneve  marrin një “engagement” të ulët, duke ulur mundësinë për followers të rinj, apo për të dalë në seksionin “Explore” në Instagram, duke e bërë akoma më të vështirë këtë gjë.
  4. Mund të duket sikur “po i biem të njëjtës gozhdë” por ky është një aspekt i rëndësishëm i kësaj analize. Fakti që njerëzit futen në Instagram për të kaluar kohën, për t'u bërë të famshëm, apo për tu socializuar, mund të themi që keni shumë pak mundësi që të merrni një follow, sidomos nëse fotot tuaja lënë për të dëshiruar.
  5. Si bën para Instagram? Instagram bën para duke shfaqur reklama. Por kush paguan për këto reklama? Bizneset normalisht. Çfarë jeni ju në këtë platformë? Një biznes. Kjo do të thotë që algoritmi i Instagram do të bëjë ç'të mundet për t'ju bërë të shfaqni reklama, të shpenzoni para në platformë. Por si do ta bëjë këtë? Duke e bërë sa më të vështirë për ju që të shisni në platformë.

Besojmë se e kemi dhënë një ide se çfarë nuk shkon me këtë platformë. Pa diskutim që kjo ishte zgjidhja e vetme për të shitur online… deri sa ne krijuam ALBBUY. ALBBUY ju zgjidh të gjitha problemet që Instagram ju krijon.

  1. Në platformën tonë të shit-blerjes (Vini re… “Të shit-blerjes”, jo të shpërndarjes së fotove) klientët mund të kërkojnë për produkte dhe të zgjedhin produktet që pëlqejnë duke krijuar kështu një konkurrencë të drejtë për të gjithë.
  2. Në ALBBUY të gjithë vijnë për të blerë kështu ju keni më shumë mundësi të shisni.
  3. Këtu nuk ka shpërqëndrime nga foto me makina të bukura apo femra me bikini apo video shumëngjyrëshe.
  4. Këtu nuk favorizohet askush, dhe fiton ai që ofron eksperiencën më të mirë për blerësit.
  5. Këtu mund të bëni një emër për biznesin tuaj, pasi askush nuk është “tmerrësisht” i famshëm por secili ka mundësi të barabarta të ketë sukses.

Ne ju mirëpresim të bëheni pjesë e platformës tonë, e cila është falas për t'u rregjistruar dhe për të postuar produktet tuaja. Mund të shikoni këtë tutorial që tregon se si mund të filloni të bëni para në ALBBUY.