Shitja online është pjesë e të ardhmes tonë dhe ju duhet të pregatiteni për këtë! Proçesi i shitjes online konsiston në:
- Postimin e fotove dhe informacionit të produktit online në website-n tuaj apo në platforma si ebay, amazon apo ALBBUY
- Klientët vizitojnë website-n tuaj (apo platformën) dhe bëjnë porosinë
- Ata paguajnë me kartë krediti apo PayPal direkt në llogarinë tuaj bankare (shiko më poshtë nëse nuk dëshironi të veproni me banka)
- Ju konfirmoni bërjen e pagesës dhe dërgoni produktin në postë
- Klienti mbetet i kënaqur dhe ju lë një vlerësim që dhe të tjerët ta shohin që ju jeni shitës i besueshëm
Nuk keni kartë krediti, PayPal apo website dhe nuk dini të përdorni ebay apo amazon? ALBBUY është zgjidhja juaj!
ALBBUY është një platformë shit-blerje shqip ku ju mund të nxirrni produktet tuaja në shitje FALAS. Ja si funksionon:
- Ju postoni produktin duke vendosur foto, titullin e përshkrimin
- Vizitorët e ALBBUY gjejnë produktin tuaj dhe vendosin ta blejnë
- Ata ju dërgojnë një mesazh me pyetjet që ata mund të kenë ose me informacionet e nevojshme për ju që të bëni dërgesën
- Ju bini dakort dhe dërgoni produktin në postë ku dhe i bëni të ditur çmimin e produktit
- Blerësi bën pagesën në postën më të afërt dhe merr produktin
- Posta ju sjell paratë juve
- Blerësi i kënaqur lë një vlerësim me 5 yje për ju në ALBBUY që blerësit e ardhshëm të besojnë tek ju
Pra kështu eliminohet nevoja për karta krediti të cilat mbajnë komision për çdo veprim. Eliminohet gjithashtu nevoja për shpenzime për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e website-t tuaj si dhe për marketing.
Shpresojmë që ky informacion t’ju hyjë në punë dhe t’jua bëjë më të lehtë shitjen online.
Ju urojmë gjithë të mirat!
SHIKO 👉 SI TE BLEJ ONLINE
Lorena
15 Maj, 2020 në 15:30
Veshje per Diem
Sildi
21 Gusht, 2021 në 17:13
Samsung galaxy a41 1 muaj i perdorur me te gjitha pajisjet si ri dhe shume i mirmbajtur
ALBBUY
22 Gusht, 2021 në 13:29
Pershendetje,
Mund ta postoni ne ALBBUY sic tregohet ketu: albbuy.com/si-funksionon
Falemiderit,
Xhuljo me ALBBUY
Maria
11 Shtator, 2021 në 16:00
Mobilje per sallon bukurie