Të gjithë bien dakort që blerja online është e ardhmja dhe askush nuk e mohon dot këtë. Nuk është çudi pasi blerja online të ofron shumë të mira që blerja në dyqane apo supermarkete nuk t’i ofron.
Bëhet fjalë për të mira si:
- Mundësia për të parë qindra produkte menjëherë
- Mundësia për të parë vlerësimet që personat që kanë blerë para teje kanë lënë për atë produkt
- Mundësia për të marrë imformacion të detajuar për produktin
- Marrja e produktit pa shpenzuar para dhe energji për transportin
- Mosinfluencimi nga teknikat që dyqanet përdorin për të manipuluar zakonet tuaja të blerjeve… e shumë të mira të tjera.
Por si bëhen blerje online?
- Për të blerë online si fillim duhet të vizitosh website-n e një dyqani apo të vizitosh platforma shit-blerje si ebay, amazon apo ALBBUY.
- Pasi keni vizituar një nga këto website, mund të kërkoni për produktin që ju nevojitet në fushat e kërkimit që gjenden në website.
- Mund të shikon qindra produkti dhe të zgjidhni se cilin dëshironi të blini.
- Pasi të zgjidhni produktin e dëshiruar do t’ju duhet të bëni pagesën online nëpërmjet një karte krediti apo shërbimeve online si PayPal e Skrill.
- Pasi të bëni pagesën dhe të vendosni të dhënat tuaja personale dhe kodin postar të zyrës postare më të afërt duhet vetëm të prisni që produkti të mbërrijë në zyrën postare (mund të zgjasë nga 1 javë deri në 6–7 javë për të mbërritur)
Nëse nuk keni kartë krediti apo PayPal… Ka dhe një mënyrë tjetër!
ALBBUY është një platformë për shitje e blerje online vetëm për shqiptarë. Në ALBBUY nuk bëhet pagesa online por bisedon me shitësin dhe e vendos me të mënyrën e pagesës.
Zakonisht në këtë platformë (ALBBUY) ndodh kështu:
- Ju vizitoni website-n www.albbuy.com dhe kërkoni për produktin që dëshironi të blini
- Zgjidhni një prej produkteve dhe i dërgoni mesazh shitësit duke e pyetur për çdo gjë që ju nevojitet të dini (pyetje si: a është ende në gjendje? a keni masë m? sa kushton të ma dërgoni në Gjirokastër?)
- Pasi të merreni vesh me shitësin mund t’i thoni që dëshironi ta porosisni dhe ata do t’ju orientojnë se çfarë informacioni i duhet për të dërguar pakon
- Pako mbërrin brënda 48 orëve në zyrën postare më të afërt për ju
- Ju bëni pagesën me para në dorë në zyrën postare dhe merrni produktin
- Siguroheni që gjithçka është në rregull dhe nëse jeni të kënaqur mund të lini një vlerësim me 5 yje në profilin e shitësit që blerësit e ardhshëm ta dijnë që është një shitës korrekt dhe shet produkte të mira
- Shitësi mund t’ju vlerësojë juve gjithashtu me 5 yje si një blerës i mirë
Ju gjithashtu mund të bëni shitje në ALBBUY!
Shpresojmë që ky informacion t’ju hyjë në punë dhe t’jua bëjë më të lehtë blerjen online.
Ju urojmë gjithë të mirat!
SHIKO 👉 SI TE SHES ONLINE