1000 Euro tingëllojnë shumë, sidomos për dikë që sapo ka filluar të shesë online, por nuk është aq e vështirë sa duket!

Si fillim, duhet t’a mendojmë këtë arritje “Të Madhe” si arritje më të vogla, më të arsyeshme. Kjo do të thotë ta ndajmë këtë 1000 Euro në pjesë ditore. Që të arrijmë të bëjmë 1000 Euro në muaj, duhet thjesht të bëjmë rreth 33 Euro në ditë. Duket më e arritshme tani apo jo?

Për të bërë 33 Euro në ditë, duke shitur një produkt me një çmim 8 Euro, duhet të shesim vetëm 11 copë dita (duke menduar që fitimi është 3 Euro).

Nëse shesim një produkt më të shtrenjtë mund të bëjmë më shumë para për copë, por statistikisht është më e vështirë të shesësh një numër të madh produktesh me çmim të lartë.

Për shembull është më e vështirë të shesësh 11 produkte me çmim 15 Euro, por mund të shesësh 7 produkte me këtë çmim dhe e arrin shifrën 35 Euro fitim.

Por çfarë produktesh mund të shes unë që të bëj kaq para?

Pyetje me vend. Për këtë nuk ka një përgjigje definitive, por kemi disa sygjerime. Duke parë trendet kohët e fundit, këto produkte kanë një rritje në kërkesë në rang global:

  1. Shapewear – Janë ato lloj veshjesh që i japin formë trupit (torso ose korse moderne)
  2. Aksesorë Telefoni – Kasa telefoni, mbrojtës ekrani, karikues, kufje, etj
  3. Veshje Sportive – Stretch-et, atletet, body-t, komplete sportive, etj
  4. Fustane Për Gra Shtatzëna
  5. Flame Lamp – Llampa që japin përshtypjen e flakëve
  6. Orë Minimaliste – Orë me design të thjeshtë
  7. Çanta Shpine – Kryesisht femrat janë klientët ideal për këtë produkt
  8. Portable LED Projector – Projector të vegjël të lëvizshëm e praktit
  9. Maska Nate – Maska që përdoren natën për një gjumë më të qetë
  10. Pastrues Furçash MakeUp-i – Produkte që ndihmojnë me pastrimin e furçave të makeup-it.

Duhet thënë që produktet e lartpërmendur janë disi të veçantë dhe jo të gjithë mund të shiten edhe në Shqipëri e Kosovë, por absolutisht që disa prej këtyre produkteve, si orët minimaliste dhe çantat e shpinës kanë padyshim një kërkesë të lartë edhe në vendin tonë.

Shpresojmë që ju kemi dhënë një perspektivë tjetër në përllogaritjen e qëllimeve tuaja financiare dhe disa ide se cilat produkte të përzgjidhni të shisni.

Faleminderit që zgjodhët ALBBUY dhe suksese në punën tuaj!