Besoj se biem të gjithë dakort që një logo e mirë ka goxha rëndësi për biznesin tuaj, qoftë ky biznes online apo jo. (Në fund keni një video tutorial)

Një logo e mirë ka rëndësi pasi ajo është gjëja e parë që i kujtohet klientit kur dëgjon emrin e biznesit tuaj. Mund ta testoni duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve…

  • Çfarë ju kujton fjala Google?
  • Po fjala Apple?
  • Po fjala Android?

Besoj se shumicës së njerëzve këto fjalë do t’i kujtonin: Logon shumëngjyrëshe të Google, mollën e kafshuar të Apple dhe personin e animuar jeshil Android. Këto janë vetëm disa raste, por kjo gjë ndodh me shumë brande të njohur si: Zara, Louis Vuitton, Supreme etj.

Por si krijohet një logo e mirë?

Patjetër ne nuk po pretendojmë të harxhojmë miliona euro për të bërë një logo, ashtu si veprojnë këto brande të mëdha. Gjithsesi për të bërë një logo të mirë, duhet të fillojmë me një emër të mirë.

Mendoni sikur po kaloni kohën në rrjete sociale dhe hasni një postim interesant. Ju pëlqen dhe vendosni të interesoheni se kush e ka postuar. Si mendoni, do të jetë më e lehtë të mbahet mend një emër si @vishuni.bukur_ani (nuk e dimë nëse ekziston një emër i tillë, kërkojmë ndjesë nëse ekziston) apo një emër si @albbuy ?

Ne mendojmë se një emër me 4 deri në 8 shkronja është ideal.

Dhe nëse po mendoni “Po në instagram janë të zëna të gjitha emrat që unë po mendoja me kaq shkronja!”, po ju them një sekret… Në ALBBUY nuk janë (epo… një pjesë), dhe ju mund të krijoni një llogari në ALBBUY ku dhe mund të postoni produktet tuaja në platformën tonë të shit-blerjes.

Pasi të vendosim një emër të bukur për biznesin, mund të fillojmë të mendojmë për logon.

Për sa i përket logos, ne përsëri mendojmë se duhet diçka jo e ndërlikuar që ta hutojë vizitorin, si për shembull shumë forma, apo shumë ngjyra, apo një organizim i çrregullt i formave apo shkronjave.

Një logo mund të jetë vetë emri, i punuar në një mënyrë të veçantë dhe të dallueshme nga të tjerat. Problemi qëndron se ka vende ku nuk është i përshtatshëm përdorimi i kësaj lloj logoje, për shembull në Instagram. Kështu që lind nevoja për një logo lloj tjetër, objekt.

Logo objekt do të quhet një logo që përbëhet nga sa më pak elemente. Për ta demonstruar po marrim si shembull Google pasi ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim.

g
google

E shikoni se si Google ka bërë të njëjtën gjë që po shpjegonim? Ka krijuar një logo me emrin e vetë biznesit, në një mënyrë të veçantë. Gjithashtu ka krijuar një logo objekt, të cilën mund ta lidhësh lehtësisht me logon me fjalë pasi kanë të njëjtat ngjyra, dhe pak a shumë përcjellin të njëjtin mesazh për syrin.

E dimë që mezi po prisni të mësoni si të bëni logon tuaj praktikisht dhe nuk po ju lëmë të prisni më.

Ka shumë mënyra, por mënyra më e mirë është të përdorni programet Photoshop ose Illustrator por këto janë shumë të ndërlikuara dhe ndoshta do t’ju duhet një designer që ta pregatisë.

Mund të përdorni këtë website www.logomakr.com , mund të kërkoni në App Store dhe në Play Store për “Logo Maker” dhe shkarkoni aplikacionin që ju duket më i përshtatshëm (nëse dëshironi ta pregatisni logon nga telefoni)

Ja ku është një video që tregon si të bëni një logo nga telefoni me aplikacionin Picsart!

Mund të na kontaktoni dhe ne këtu  ose në rrjete sociale dhe të na kërkoni t’ju ndihmojmë me logon tuaj. Logot tona janë tërësisht të veçanta dhe përmbushin çdo kusht për të qënë logo ideale. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë për ju!

Shpresojmë që ky postim të ketë qënë sado pak i dobishëm për ju!

Mos harroni në çdo kohë mund të na kontaktoni për të shprehur shqetësimet tuaja, sygjerimet tuaja apo edhe thjeshtë për një “Çkemi!” 😉