Scrubi me geshtenjë të egër dhe mente.Sheqeri është një përbërës i mahnitshëm gërryes në këtë scrub.Është një humectant natyral, kështu që ruan lagështin dhe siguron që lëkura të jetë e hidratuar,është ideale për lëkurë delikate dhe të ndjeshme, veçanërisht sepse shkrihet në kontaktin direkt me ujë. Sheqeri gjithashtu është një burim i pastër natyror i acidit Glikolik, i njohur gjithashtu si një AHA, i cili ndihmon në largimin e lëkurës së vdekur.Është jashtëzakonisht efektiv në trajtimin e lëkurës ,ndërsa është e delikat dhe jo-irritues për lëkurat e ndjeshme. Kombinuar me vajra ushqyese, vajin e mentes,vajin e gështenjës ,scrubi mund të përdoren para ose gjatë larjes për një trajtim tërësor që lë lëkurën të butë, të hidratuar dhe plot shkëlqim.Vaji i mentes i jep freski lëkurës dhe vaji i gështenjës stimulin qarkullimin e gjakut. Heq qelizat e vdekura të lëkurës,ndihmon në pastrimin e saj dhe ndihmon për te mbajtur më gjatë ngjyrën e plazhit.Aplikojeni për te eleminuar lëkurat e thata dhe rigjenerimin e lëkurës . Une ua këshilloj ta aplikoni dhe te pulpat e këmbëve pas një dite të lodhshme pasi vaji i gështenjës së egër ndihmon ne hapjen e venave dhe qarkullimin e gjakut duke ju dhënë një ndjesi mahnitëse çlodhjeje.