Siç e dimë, Merrjep është faqja më e madhe për shitje e blerje online për Shqipërinë. Por besoj biem të gjithë dakort që është shumë i prapambetur dhe nuk është vërtet zgjidhja më e mirë për shit-blerje. Ja Përse…

1. Design-i është KATASTROFIK!

Dua të them… Shikoje këtë:

Duket sikur jemi në 2008. Pastaj shikoje sa pak kategori keni në dispozicion, dhe për cilën arsye duhet të zgjidhni qytetin që në fillim?

Mendoj se nuk mund të krahasohet fare me design-in e ALBBUY. Këtu kemi mjaft kategori, dhe mund të shikojmë produktet e fundit të postuara në platformë nga shitës nga e gjithë Shqipëria e Kosova.

Plus kemi dhe mundësinë për të kërkuar për çdo produkt që dëshirojmë.

2. Merrjep është 90% makina.

Thjesht klikova Tiranë dhe kjo është ajo që shikoj.

Merrjep është definitivisht vendi jo i duhur për të shitur produktet tuaja, pasi postimi juaj do të humbasë mes mijëra makinave, dhe sidoqoftë vizitorët e Merrjep shkojnë aty për të parë makina jo produkte.

3. Mund të blesh vetëm nëpërmjet telefonit ose email-it.

Kush përdor ende email? Përveç se është mjaft i ngadaltë, është jo praktik për një bisedë normale, dhe sa besim kam unë që të telefonoj një të panjohur?

Në ALBBUY ju mund të kontaktoni shitësin me mesazhe brënda platformës tonë, ku ne mund t’ju ndihmojmë në rast se diçka nuk shkon me produktin që ju keni porositur dhe t’i kërkojmë llogari shitësit.

Përveç kësaj ju mund të shikoni vlerësimet që të tjerët kanë lënë për shitësin (yjet), nga të cilat mund të krijoni dhe besim përpara se të porosisni.

4. Supozohet që ju të shkoni ta merrni produktin dorazi!

Ju supozohet që ta merrni vetë produktin, pra të shpenzoni naftë apo kohë për të shkuar për të parë produktin, i cili mund të mos ju pëlqejë fare.

Pse duhet të ndodhë kështu kur ju mund ta porosisni nga shitësit në ALBBUY, produkti ju vjen me postë brënda 48 orëve dhe ju PAGUANI CASH në postë. ALBBUY ofron dhe garanci nëse diçka nuk shkon me produktin.

5. Reklama KUDO!

Në çdo faqe që viziton do të shikosh reklama të padobishme e të bezdisshme që të shqetësojnë gjatë eksperiencës në website.

Përveç kësaj postimet e promovuara janë gjithmonë makina.

Thënë këto, Merrjep është një platformë shumë e mirë për të shitur e blerë makina e automjete, apo prona, por nuk është zgjidhja më e mirë për të shitur produkte, apo sende të përdorura.

ALBBUY ka gjithçka që ju duhet për të ofruar një shit-blerje online të sigurtë, praktike e të shpejtë pa ju shpenzuar para dhe kohë.

Për të mësuar si të shisni online klikoni KËTU dhe për të mësuar si të blini online klikoni KËTU.